Shpend Ahmeti: Debati i vërtetë për rrymën është sa u rrit varësia nga importet dhe sa kemi pagu ma shtrenjtë krejt na

by Nexhat

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se debati rreth rrymës dhe Serbisë për të qenë i mirëfilltë duhet të bëhet mbi premisa të njëjta.

“Në qoftë se nuk janë të njëjta, atëherë debati as nuk është i mirë e as i sinqertë nga asnjëra palë”, thotë ai.

banner

Duke i listuar, Ahmeti tha se janë tri debate të ndryshme që po debatohen si një dhe duhet bërë dallimin për të kuptuar se a po flasim për të njëjtën gjë.

“1. Origjina e rrymës – ku është prodhuar – pra lokacioni se ku është prodhuar rryma e blerë.

2. Tregtuesi (trader i rrymës) – kompania prej së cilës blejmë rrymë. Pra rryma mundet me u ble me origjinë nga Danimarka por mundet me na e shti kompania e Vuk Hamoviqit

3. Prej nga vjen rryma – meqenëse Serbia është fqinj i parë dhe ka interkoneksion të mirë është e pashmangshme që një pjesë e rrymës me na ardhë përmes rrjetit të Serbisë”.

Ahmeti tha se në qoftë se partitë apo analistët e akuzojnë njëra-tjetrën se po blejnë rrymë nga Serbia është mirë të qartësohet për cilën e kanë fjalën.

“Përndryshe qëllimin e kanë me fitu vota mbi shtrembërime. E tash, për mua këto lart nuk kanë rëndësi.  Nga aspekti i sigurisë është mirë në periudhë afatmesme e afatgjatë është mirë me zvogëlu varësinë nga shtetet që munden me ta ndalë furnizimin”.

Ai shtoi se rryma është domosdoshmëri, shpenzim i konsiderueshëm për shpenzimet familjare dhe është përcaktues ekzistencial i mbijetesës së bizneseve.

“Edhe më me rëndësi janë tri gjana – kostoja, kostoja dhe kostoja”. 

Debat i vërtetë për Ahmetin është ai ku folët se sa është rritur varësia nga importet dhe sa kanë paguar qytetarët më shtrenjtë për rrymën.

“Për mua debat shumë më i rëndësishëm janë (mos)sabotimi i kapaciteteve. Vonesat në kapacitete të reja, ndaljet në kapacitetet ekzistuese sa na e kanë rrit varësinë nga importet dhe sa kemi pagu ma shtrenjtë krejt na. Kjo është debat i vërtetë. Ato më lart janë emocionale pa mundësi të zgjidhjeve konkrete. Këto më poshtë janë diskutime reale me kosto reale për secilin prej neve”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy