Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia thërret zyrtarët rusë dhe ukrainas: Përshkallëzim serioz në luftë

by informim peje

Turqia ka thirrur ambasadorin e Ukrainës dhe të ngarkuarit me punë të Rusisë në Ministrinë e Jashtme për të shprehur shqetësimin lidhur me një seri sulmesh ndaj anijeve të lidhura me Rusinë brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Zi.

“Po vërejmë një përshkallëzim shumë serioz gjatë javëve të fundit në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, me sulme të ndërsjella,” tha Ekinci gjatë një raportimi para Komisionit të Punëve të Jashtme në parlament.

banner

“Së fundmi kanë ndodhur edhe disa sulme në Detin e Zi, brenda zonës sonë ekskluzive ekonomike. Dje dhe sot, thirrëm të ngarkuarit me punë të Rusisë dhe ambasadorin e Ukrainës për t’u përcjellë shqetësimet tona”, shtoi ai.

Siç raporton ‘Reuters’, lajmi u konfirmua të enjten nga zëvendësministri i Jashtëm, Berris Ekinci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy