BE mirëpret konstituimin e kuvendeve në 20 komuna të Kosovës

by Nexhat

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur sot marrjen e detyrës nga kryetarët dhe asamblistët komunalë në 20 komuna të vendit, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Facebook, BE vlerësoi procesin e dorëzimit të përgjegjësive komunale si të qetë dhe të rregullt, duke përfshirë edhe katër komunat veriore të Kosovës.

banner

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e funksionimit demokratik të institucioneve lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset zgjedhore si bazë për stabilitet dhe zhvillim në vend

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy