Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut: Koha për të mbyllur kapitullin e errët, do të sjellim multietnicitet

by Nexhat

Pas betimit, kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojević, iu drejtua asambilistëve me një fjalim.

Ai tha se qytetarët e kanë votuar atë “për të sjellë ndryshime”, për të cilat u zotua se do të ndodhin.

banner

“Në periudhën e mëparshme, ndodhën disa ndryshime kundër të cilave qytetarët ishin kundër dhe ata treguan qartë vullnetin e tyre në zgjedhje. Është koha për të mbyllur kapitullin e errët të komunës së Mitrovicës së Veriut. Ne besojmë se do t’u sjellim prosperitet të gjithë qytetarëve dhe do të sjellim multietnicitet dhe bashkëjetesë që ka ekzistuar gjithmonë në qytetin tonë”, tha Radojevic.

Në katër komunat veriore dhe po ashtu edhe në Graçanicë u betuan kryetarët e rinj të Listës Srpska.

Betimin ata e bënë duke respektuar simbolet shtetërore të Kosovës që ishin vendosur nëpër objekte komunale nga kryetarët shqiptarë që ishin para tyre në katër komunat veriore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy