Kujtim Shala ka njoftuar se Dega e LDK-së në Pejë e ka nominuar sonte si kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Në një reagim në Facebook, ai falënderoi kolegët, veprimtarët dhe mbështetësit e partisë për besimin dhe përkrahjen.
Shala u shpreh mirënjohës për kontributin dhe sakrificën e strukturave të LDK-së ndër vite, duke theksuar se ky angazhim është bërë gjithmonë në dobi të partisë dhe të vendit.
“Na priftë e mbara”, shkroi ai, duke sinjalizuar nisjen e garës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

