Opinionistja e BBVK4, Leonora Jakupi tha se veprimet e Bias brenda shtëpisë më të famshme në vend janë një pasqyrë e keqe për gjeneratet e reja.
Ajo tha se me krenari e thotë se është “konservative”, dhe paragjykon veprimet dhe gjuhën që e përdor në TV Bia, duke i konsideruar si të papranueshme.
“Realisht unë përpiqem të jem vetvetja. Natyrisht se unë nuk paragjykoj askënd se çfarë rruge dëshiron të ndjek, thjesht paragjykoj veprimet e Bias në këtë format, mendoj se nuk janë të hijshme. Mendoj se janë një pasqyrë e keqe për gjeneratat e reja, gjykoj vetëm veprimet”, tha Jakupi.

