Lladrovci apel PDK-së: Përfshirja e personaliteteve të respektuara, çelësi i fitores

by informim peje

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka kërkuar hapjen e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj personaliteteve të paangazhuara aktualisht në politikë.

Sipas tij, një zgjerim i këtillë është i domosdoshëm në këtë periudhë vendimtare për të siguruar një “kthesë të fortë” në vend dhe për të arritur fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

banner

Lladrovci ka theksuar se Kosova ka nevojë për ndryshim të menjëhershëm të kursit politik, duke vlerësuar se PDK-ja do të forcohej dukshëm me përfshirjen e figurave me peshë nga jeta publike dhe institucionale. Ai ka përmendur emra si Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Atifete Jahjaga, Buna Mustafa, Kolë Krasniqi, si dhe vajzat e Profesor Anton Çettës — Agatën dhe Donikën — të cilat, sipas tij, do t’i jepnin shtysë të re partisë në procesin zgjedhor.

Në postimin e tij, Lladrovci ka vënë theks të veçantë te mungesa e ekspertizës në skenën politike aktuale. Ai ka kujtuar se para dy dekadave, dega e PDK-së në Prishtinë numëronte dhjetëra profesorë e doktorë të shkencave, të cilët sot mungojnë si në parti, ashtu edhe në Parlament. Kjo, sipas tij, tregon nevojën për rikthimin e kompetencës, përkushtimit dhe besimit në politikë.

“Kosovës i duhet qartësim i rrugës dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua. Me vullnet e përkushtim, arrihet fitorja”, ka përfunduar Lladrovci, duke lënë të kuptohet se PDK-ja, nëse hapet ndaj figurave të respektuara të shoqërisë, mund ta rikthejë fuqinë dhe ndikimin e saj në skenën politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy