Peci tregon se kur do t’ia dorëzojë Miloviqit detyrën për drejtimin e Zveçanit

by Nexhat

Kryetari i deritanishëm i Zveçanit, Ilir Peci ka folur për procedurat e transferimit të kompetencave tek drejtuesi i ri kësaj komune, Dragisha Miloviq.

Peci në një prononcim për media tha se diçka e tillë pritet të bëhet të hënën.

banner

“Disa detaje jemi duke iu shpjeguar, jemi në procedura. Ende nuk kemi ardhur te pranim/dorëzimi, sipas të gjitha gjasave do të ndodhë të hënën rreth orës 10:00”, tha Peci.

Miloviq u betua sot si kryetar i ri i Zveçanit, gjersa premtoi bashkëpunim me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe lokale që veprojnë në Kosovë, përfshirë KFOR, EULEX, OSBE dhe MAPL.

Përpos tij, pushtetin në komunat në veri e morën Milan Radojeviq në Mitrovicë të Veriut, në Zubin Potok – Millosh Peroviq,  kurse Komunën e Leposaviqit e mori nën drejtim, Zoran Tadiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy