Përfaqësues të Srpska’s në Rashkë për takim me Petkoviqin pasi kryetarët e tyre u kthyen në zyra

by Nexhat

Në komunat veriore të Kosovës sot u mbajtën seancat inauguruese, ku u betuan kryetarët dhe asamblistët e rinj, duke shënuar nisjen zyrtare të mandateve pas zgjedhjeve lokale.

Pas kthimit të kryetarëve të tyre në zyra, përfaqësues të Listës Serbe udhëtuan drejt Rashkës për t’u takuar me Petar Petkoviqin, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Lajmin e bëri të ditur vetë Petkoviq përmes Instagramit, ku u uroi kryetarëve marrjen e mandatit.

banner

“Sot në Rashkë, zhvillova një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe i përgëzova kryetarët e komunave për marrjen e detyrës”, shkroi ai.

Petkoviq theksoi se, sipas tij, kthimi i komunave serbe në veri “te populli”, si dhe forcimi i komunave serbe në jug të Ibrit, janë thelbësore për të ardhmen dhe mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë.

Ai shtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vazhdon ta mbështesë popullin serb në Kosovë me synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Gjithmonë aty për t’i mbështetur dhe për të siguruar paqen e stabilitetin. Kohë më të mira po vijnë edhe në Kosovë”, deklaroi Petkoviq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy