Kallas: SHBA-të janë aleati më i madh i Evropës

by informim peje

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, tha se Shtetet e Bashkuara janë ende aleati kryesor i Evropës, pas Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e cila kritikon institucionet evropiane.

“Sigurisht, ka shumë kritika, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta”, tha Kallas në Forumin e Dohas, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me strategjinë e SHBA-së.

banner

Gjithashtu u shpreh se pavarësisht se jo gjithmonë janë dakorduar për shumë çështje, por parimi i përgjithshëm është ende i vërtetë.

Shtetet e Bashkuara janë ende aleati ynë më i madh. Mendoj se nuk kemi rënë gjithmonë dakord për shumë çështje, por mendoj se parimi i përgjithshëm është ende i vërtetë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, theksoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy