Analisti Shenoll Muharremi beson se Fatmirë Limaj do të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka bërë me dije se Nisma nuk e kalon si e vetme pragun, kurse PDK-së i duhen votat e Limajt.
Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se figura e liderit të Limajt është “pastruar” nga Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku.
“Përndryshe, ky debat për Limajn dhe PDK-në është interesant. E kam përshtypjen që Nisma ka me qenë pjesë e PDK-së. Nisma nuk duket që e kalon pragun në asnjë variant të vetëm, dhe PDK-së i duhen, kogja shumë, votat e Nismës nëse dëshiron me u siguru që nuk rrezikon me pas rezultat neto negativ, sidomos në një skenar me dalje më të ulët sesa me 9 shkurtin. Basti im është që Limaj dhe Nisma kanë me qenë pjesë e listës së PDK-së. E mos të harrojmë që Kurti e Abdixhiku e kanë pastru kogja mirë Komandant Çelikun nga të gjitha dyshimet dhe akuzat që i ka pasur më herët. Tash po duket si një “prurje e re” edhe pse është themelues i partisë”, ka shkruar ai.

