Sot nis java e 16-të e Superligës së Kosovës, e cila pritet të sjellë përballje interesante dhe garë të fortë për pozitat e tabelës.
Tre ndeshje zhvillohen sot, të gjitha nga ora 13:00.
Kampioni në fuqi, Ballkani, do të jetë nikoqir i Prishtinës së Re në stadiumin e qytetit në Suharekë, në një duel ku skuadra portokalli synon vazhdimin e ritmit fitues.
Në Malishevë, ekipi vendas pret Drenicën në stadiumin “Liman Gegaj”, në një ndeshje me rëndësi të madhe për zonën e mbijetesës.
Megjithatë, vëmendja kryesore e ditës zhvendoset në Klinë, ku zhvillohet derbi i javës mes Dukagjinit dhe Dritës – një përballje që sjell gjithmonë rivalitet të madh dhe pritje të larta nga tifozët.
Java e 16-të përmbyllet nesër, gjithashtu nga ora 13:00, me dy takime të tjera: Prishtina – Ferizaj dhe Gjilani – Llapi, që mund të ndikojnë ndjeshëm në renditjen e kreut.

