BOX/ Fitore me nokaut, Prenga shkëlqen në SHBA

by Nexhat

Mbrëmja e djeshme në Bally’s Atlantic City, SHBA, u kthye në një arenë emocionesh për dhjetëra shqiptarë që mbushën sallën për të mbështetur boksierin e talentuar Kristian Prenga.

Boksieri Shqipar regjistroi një fitore të frikshme me nokaut ndaj Brandon Carmack duke e mbyllur duelin e radhës vetëm 1 minutë e 30 sekonda!

banner

Me këtë triumf, Prenga mbërrin në KO 19, duke forcuar statusin e tij si një nga puncher-at më të pamëshirshëm në peshat e rënda

Dominimi i tij që në sekondat e para tregoi qartë diferencën mes dy boksierëve, ndërsa Carmack u gjunjëzua pa mundur të rikuperonte nga fuqia e goditjeve të shqiptarit.

52dc9ea3 B098 4a4e A146 Ea0a3ea96aaf

Prenga tregoi superioritet absolut, duke dominuar me teknikë të pastër, lëvizje të shpejta dhe goditje të fuqishme, ai arriti ta mbyllë ndeshjen vetëm pas 1 minutë e 30 sekondash, duke siguruar një fitore të pastër dhe mbresëlënëse

Triumfi i tij ndezi dhe elektrizoj arenen e boksit Bally’s Atlantic City ku shqiptarët e Amerikës e duartrokiten me krenari të madhe për bashkatdhetarin e tyre.

Fitorja e Prengës jo vetëm e rrit rekordin e tij personal, por edhe e forcon pozicionin e tij si një prej emrave më premtues të boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy