Ekspertët në Serbi: Duhet qasje e re e BE-së ndaj dy vendeve për dialogun

by Nexhat

Dialogu Kosovë – Serbi është sërish në fokus për shkak të bllokimit të thelluar dhe mungesës së hapave konkretë.

Normalizimi mbetet një nga kushtet kryesore për Serbinë në rrugën drejt BE-së, ndërsa nga Beogradi kërkohet të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, e nga Prishtina formimi i Asociacionit. Pavarësisht përpjekjeve të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë për ta mbajtur procesin aktiv, ekspertët vlerësojnë se dinamika politike në terren tregon nevojën për qasje të reja dhe angazhim më të vendosur.

banner

 “Normalizimi është i mundur vetëm nëse ekziston vullnet politik si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë. Sot shohim ngecje dhe madje regres. Disa pika të zgjidhura më parë po rihapen, ndërsa marrëveshjet e arritura po relativizohen. Normalizimi nuk mund të kufizohet në nivel institucional,

sepse ai shoqëror është shumë më kompleks dhe afatgjatë”, ka thënë Igor Novakoviq nga ISAC Fund.

Ekspertët e integrimeve vlerësojnë se Bashkimi Evropian nuk po shfaq angazhimin e nevojshëm. Takimi i radhës mes liderëve nuk shihet në horizont dhe ritmi i procesit do të varet kryesisht nga BE-ja.

 “Çështja kyçe është se sa realisht do të angazhohet BE-ja. Aktualisht fokusi i tyre është te Partneriteti Lindor, veçanërisht Ukraina, ndërsa në Ballkan prioritet mbetet ruajtja e stabilitetit minimal. Prandaj, nuk priten lëvizje të mëdha, por vetëm mbajtja e kornizës ekzistuese”, ka thënë Bojana Sellakoviq nga Konventa Kombëtare për BE.

Sipas ekspertëve, dialogu po vuan nga lodhja e përgjithshme e të gjitha palëve, ndërsa mundësia e progresit mbetet e kufizuar derisa të qartësohen zhvillimet politike të brendshme në të dy vendet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy