Gonxhja dhe Salla në Dëgjesën Jubilare të papa Leone XIV në Vatikan

by Nexhat

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Dëgjesën Jubilare të papa Leone XIV, në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se “përveç nderit të jashtëzakonshëm për ta dëgjuar nga afër Atin e Shenjtë përpara mijëra besimtarëve nga e gjithë bota, pata kënaqësinë ta falënderoj për vëmendjen ndaj vlerave të kulturës shqiptare”.

banner

“Gjithashtu e falënderova edhe për ftesën speciale të Selisë së Shenjtë për të na mundësuar jo vetëm takimin e përzemërt, por edhe një përshëndetje të Tij me grupin e përfaqësuesve të komunitetit arbëresh, në vijim të Ditës Kulturore të Arbëreshëve, në Romë”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “mesazhi i papa Leone XIV për solidaritet dhe shpresë mbushi zemrat e pelegrinëve të pranishëm dhe gjithë audiencës botërore”.

Ministri Salla pritet në Audiencë Jubiliare nga papa Leone XIV në Vatikan

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla mori pjesë në Audiencën Jubilare të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, ku pati nderin të takonte Shenjtërinë e Tij, papa Leone XIV.

Gjatë takimit u nënvizuan vlerat universale që promovojnë mirëkuptimin ndërmjet popujve.

Ministri theksoi se mesazhi i papa Leone XIV për mirëkuptim dhe bashkëpunim është veçanërisht domethënës në një periudhë sfidash globale.

“Fjalët e Shenjtërisë së Tij janë një thirrje e fortë për më shumë dritë, besim dhe dialog mes kombeve. Këto vlera kanë qenë dhe mbeten ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë”, deklaroi ministri Salla.

Ministri Salla shprehu mirënjohjen e tij për vëmendjen që Selia e Shenjtë i kushton vlerave të kulturës shqiptare, si dhe për ftesën që mundësoi jo vetëm takimin e përzemërt, por edhe përshëndetjen e papa Leone XIV me grupin përfaqësues të komunitetit arbëresh, në vijim të Ditës Kulturore të Arbëreshëve në Romë.

Pjesëmarrja në ceremoninë jubiliare nënvizon angazhimin e Shqipërisë për të vijuar forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me Selinë e Shenjtë, duke promovuar vlera që i shërbejnë paqes dhe solidaritetit ndërkombëtar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy