Inter Miami shpallet kampion i MLS, Messi protagonist absolut

by Nexhat

Lionel Messi ka shkëlqyer sërish, duke udhëhequr Inter Miamin drejt titullit historik të MLS Cup. Ylli argjentinas, në moshën 38-vjeçare, tregoi edhe një herë se klasi i tij nuk njeh moshë, duke qenë figura kryesore e skuadrës në rrugëtimin drejt trofeut të shumëpritur, titulli i 48-të në karrierën e tij të lavdishme.

Në finalen ndaj Vancouver Whitecaps, Messi dha një paraqitje të jashtëzakonshme, që i solli edhe çmimin MVP të ndeshjes.

banner

Pas triumfit, ai u shpreh i lumtur dhe krenar për arritjen e objektivit që kishte vendosur që në momentin që pranoi të transferohej në MLS.

“Para tre vitesh vendosa të vij në MLS dhe sot jemi kampionë”, deklaroi argjentinasi.

“Ky ishte një nga synimet tona që në fillim. Bëmë një sezon të jashtëzakonshëm në të gjitha kompeticionet: finalen e Leagues Cup, gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve CONCACAF dhe këtë herë arritëm atë që donim më shumë, titullin e MLS”, tha Messi

Messi vlerësoi edhe kontributin e skuadrës, duke theksuar se suksesi është frut i punës së vazhdueshme gjatë një sezoni të gjatë e të lodhshëm.

“Skuadra dha gjithçka. Ishte një vit i mbushur me sfida, me shumë ndeshje, por ne ruajtëm nivelin dhe mentalitetin fitues. Ky është një moment i veçantë për të gjithë, një titull i merituar”, tha ai.

Argjentinasi nuk la pa përmendur edhe dy bashkëlojtarët dhe miqtë e tij të ngushtë, Jordi Alba dhe Sergio Busquets, të cilët vendosën t’i japin fund karrierës pikërisht me këtë trofe.

“Është mrekulli që mund të tërhiqen me një titull. Ata janë ndër më të mirët në histori në pozicionet e tyre dhe e meritojnë këtë fund kaq të bukur. Jam i lumtur që largohen me një trofe dhe uroj që kapitulli i tyre i ri të jetë po aq i suksesshëm”, u shpreh Messi.

Sezoni 2025 për Inter Miamin do të mbahet mend si një vit perfect: një ekip i kompletuar, një Messi i pandalshëm dhe një fund karriere dinjitoz për dy legjenda të futbollit botëror. Inter Miami ngre trofeun, ndërsa Messi edhe një herë tregon se madhështia nuk plaket kurrë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy