Krasniqi: Secili në listë është vlerë më vete, në krye me Hamzën – kryeministrin që i duhet Kosovës

by Nexhat

Ish-kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se secili në listën e PDK-së është vlerë më vete dhe se secili sjell përvojë, energji dhe besim.

Ndërkaq, Bedri Hamzën ai e quajti njeri që mishëron përvojën, qetësinë dhe vizionin e Kryeministrit që i duhet Kosovës.

banner

“Lista jonë për zgjedhjet e 28 dhjetorit është pasqyra më e mirë e vlerave të PDK-së: njerëz profesionistë, të ndershëm, të përkushtuar dhe të gatshëm t’i shërbejnë Kosovës me dinjitet. Secili prej tyre sjell përvojë, energji dhe besim. Secili është vlerë më vete”.

“Në krye të kësaj liste qëndron Bedri Hamza, njeriu që mishëron përvojën, qetësinë dhe vizionin e Kryeministrit që i duhet Kosovës. Me këtë ekip, PDK hyn në garë e fortë, e bashkuar dhe e përgatitur për t’i dhënë vendit një të ardhme që meriton”, ka shkruar Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy