Latifi: Vetëm në Kosovë dhe Kroaci e shohim si gjë të mirë shpërbërjen e Jugosllavisë, kush janë 25% e kosovarëve jugonostalgjikë?

by Nexhat

Profesori Blerim Latifi ka publikuar një hartë të matjeve të opinionit publik në vendet e ish-Jugosllavisë lidhur me shpërbërjen e saj.

Ai shkroi në Facebook se përveç në Kosovë dhe në Kroaci, në të gjitha vendet e tjera ish-jugosllave shpërbërja e Jugosllavisë konsiderohet gjë e keqe.

banner

“Vetëm në Kosovë (75%) dhe Kroaci (55%) shumica mendojnë se shpërbërja e Jugosllavisë ishte gjë e mirë dhe e dobishme për vendin e tyre. Në ish-republikat tjera jugosllave dominon qëndrimi tjetër, pra jugonostalgjia. Më së shumti në Serbi dhe Bosnje”, shkroi ai.

Latifi pyeti për 25% e kosovarëve, që sipas matjeve, nuk mendojnë se shpërbërja e Jugosllavisë ishte gjë e mirë.

“Po kush janë 25% e kosovarëve që nuk mendojnë se shkatërrimi i Jugosllavisë ishte gjë e mirë dhe e dobishme për vendin e tyre? Me gjasë këtu hyjnë pakicat etnike dhe diku rreth 15% e shqiptarëve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy