Lutfi Haziri falënderon të pranishmit në varrimin e vëllait

by Nexhat

Ish-kryetari i Gjilanit dhe anëtar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në varrimin e vëllait të tij, Bedriut – i cili para pak ditësh vdiq pas një sëmundjeje të rëndë.

Ai ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e varrimit në Facebook, përmes të cilave ka shkruar se vëllai i tij do të mbahet mend përherë për shpirtin e bardhë dhe si një njeri që nuk e ka lënduar kurrë askënd.

banner

“Në këto ditë dhimbjeje për vëllaun tonë, Bedriun, në emër të familjes, ju falënderoj prej fundit të zemrës për pjesëmarrjen në varrim, telegramet, mijëra mesazhe e mijëra vizita ngushëllimi nga të gjithë ju, kudo që jetoni. Lamtumirë, vëlla. Do të kujtojmë përgjithmonë për shpirtin e bardhë e njerëzinë dhe si njeri që nuk e ke lëndu kurrë askënd. Sa jetove, na ke dhënë veç dashni. Shpirti yt bën dritë”, ka shkruar Haziri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy