Penalltia e Vanja Milinković-Savić në serinë e gjuajtjeve të penalltive në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Genoa-s është bërë virale në rrjetet sociale — dhe me arsye të fortë.
Sipas ekspertëve, goditja e portierit të Napolit ka arritur shpejtësinë mbi 130 km/h, duke u cilësuar si njëra ndër penalltitë më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë.
Forca e goditjes ishte aq e madhe, sa topi u zhduk nga kuadri i kamerës në momentin e kontaktit, duke lënë komentatorët dhe tifozët të habitur.
Pamjet e penalltisë janë shpërndarë me mijëra herë, ndërsa tifozët kanë filluar ta quajnë Milinković-Savić “raketa njerëzore” dhe “portieri me këmbë bombë”.
Një goditje e rrallë që po bën xhiron e botës — dhe një moment spektakolar për portierin e Napolit
🇷🇸😮💨 Napoli goalkeeper Vanja Milinković-Savić (28) with a great penalty in the Coppa Italia. 🚀 pic.twitter.com/cksvrOGlql
— EuroFoot (@eurofootcom) December 5, 2025

