Albert Kransiqi nga Demokracia Plus, ka thënë në “Pressing” të T7, se pritshmëritë kanë qenë që Fatmir Limaj të tërhiqet nga gara.
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj njoftoi se do të garojë në zgjedhje me 110 kandidatë.
“Pritshmëritë kanë qenë që Limaj të tërhiqet nga gara, dhe ritheksimi i tij që kemi bërë 110 kandidatë si një lloj mburrjeje, tregon që kanë pasur vështirësi edhe në hartimin e listës e lërë më të paraqiten si forcë që do e kalojnë pragun zgjedhor”, tha Krasniqi.

