Vlora ka hyrë zyrtarisht në atmosferën festive të fundvitit, duke ndezur sot pemën në zonën historike të qytetit. Qindra qytetarë, familje dhe fëmijë u mblodhën për të shijuar momentin simbolik që shënon nisjen e festimeve.
Në ditët në vijim, do të ndizen edhe dritat dekorative përgjatë Bulevardit “Ismail Qemali”, si dhe në Sheshin “Tre Racat”, i cili këtë vit do të kthehet në qendrën kryesore të aktiviteteve festive. Aty do të ngrihet tregu i Krishtlindjeve, pema gjigante dhe dhjetëra stenda me produkte artizanale, ëmbëlsira tradicionale dhe aktivitete për fëmijë.
Qyteti bregdetar po merr pamjen e tij më të bukur të dimrit, duke sjellë gëzim, dritë dhe atmosferën magjike të festave për banorët dhe vizitorët. Vlora pritet të mirëpresë mijëra njerëz që do të shijojnë aktivitetet kulturore dhe argëtuese përgjatë gjithë muajit dhjetor.

