Xhaka reagon pas humbjes ndaj Man City: “Nuk ishte rezultati që donim, fokusohemi te ndeshja e radhës”

by Nexhat

Granit Xhaka ka reaguar në Instagram pas humbjes 3-0 të Sunderland-it ndaj Manchester City në Etihad Stadium, duke kërkuar fokus dhe qetësi para derbit të madh të Wear–Tyne.

Mesfushori 33-vjeçar publikoi një foto të tij të zhgënjyer pas ndeshjes, shoqëruar me mesazhin: “Nuk ishte rezultati që synonim, por tani fokusohemi te ndeshja e radhës. #GX34”.

banner

Postimi i Xhakës ka marrë mbi 17 mijë pëlqime dhe mijëra komente mbështetjeje nga tifozët, të cilët e inkurajuan para sfidës së rëndësishme të javës së ardhshme.

Sunderland e nisi mirë takimin në Manchester, por një goditje e devijuar e Ruben Dias zhbllokoi rezultatin. Joško Gvardiol shënoi të dytin me kokë, ndërsa Phil Foden e vulosi fitoren 3-0. Skuadra e Xhakës pati disa raste për t’u rikthyer në lojë, përfshirë goditjen e tij që përplasi shtyllën kur rezultati ishte 2-0.

Tani vëmendja e “Black Cats” është e gjitha te derbi, ndërsa Xhaka ka bërë thirrje për rikthim të menjëhershëm te rezultatet pozitive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy