Kështu do të duket fletëvotimi për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë

by Nexhat

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit që do të përdoret në vendvotime brenda vendit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen 28 dhjetor 2025.

Pas vendimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Vendimi i KQZ-së vjen pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në këtë fletëvotim.

banner

Fletëvotimi përmban 24 subjektet politike pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor, prej të cilave, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Në mbledhjen e kaluar, KQZ ka miratuar fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës, i cili është i njëjtë, si në përbajtje ashtu edhe në dizajn

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy