Presidenti i Hungarisë informohet nga KFOR-i për sigurinë në Kosovë

by engel

Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, ka zhvilluar sot një takim në Prishtinë me komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, ku është informuar mbi situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Takimi u mbajt në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City”, ndërsa presidenti Sulyok ishte i shoqëruar nga zëvendësministri hungarez i Mbrojtjes, Tamás Vargas, dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

banner

Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş prezantoi një pasqyrë të detajuar të zhvillimeve të fundit të sigurisë, duke theksuar angazhimin e pandërprerë të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai vlerësoi kontributin afatgjatë të Hungarisë brenda misionit dhe në stabilitetin rajonal.

“KFOR mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj mandatit të tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë”, theksoi Ulutaş.

Misioni i NATO-s vijon të operojë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), duke koordinuar ndërhyrjet sipas roleve të tyre si akterë të sigurisë në terren.

Ky takim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, ndërsa Hungaria mbetet një nga kontribuesit më të qëndrueshëm të trupave të KFOR-it.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy