Rënia alarmante e lirisë së medias: Kosova e 99-ta, më së keqi ndër vendet e Ballkanit

by Nexhat

Liria e shtypit është një nga shtyllat kryesore të funksionimit të demokracisë në botë.

Por, jo të gjitha vendet e kanë të zhvilluar këtë të drejtë fundamentale.

banner

Në renditjen e “Reporterëve pa Kufij”, vendet si: Norvegjia, Estonia, Holanda, Suedia, Finlanda dhe Danimarka, e kryesojnë listën duke iu ofruar gazetarëve mbrojtje të fortë ligjore si dhe një mjedis të përshtatshëm mediatik.

Por, e njëjta situatë nuk është në krejt Evropën, sidomos në atë Jugore dhe Lindore ku ka performancë ndjeshëm më të dobët,

Në këtë pjesë më e prekur mbetet Greqia, e cila për të katërtin vit me radhë shihet si vend që e ka të rrënuar ambientin gazetaresk, nga ndërhyrjet politike dhe “ngacmimi ligjor i gazetarëve”.

Edhe Ballkani Perëndimor mbetet gjithashtu një pjesë e prekshme nga këto ndërhyrje, sidomos vendet si: Bosnja, Serbia dhe Kosova që renditen goxha dobët.

Kosova në renditje zë vendin e 99, ku më keq janë vetëm vendet si: Gjeorgjia, Turqia, Bjellorusia dhe Rusia, që janë krejt në fund të renditjes, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, në nivelin global, perspektiva është edhe më alarmante.

Për herë të parë që nga fillimi i indeksit në vitin 2002, rezultati mesatar global i lirisë së shtypit ra nën 55, me mbi gjysmën e vendeve të klasifikuara si me kushte “të vështira” ose “shumë serioze” për gazetarinë.

Përqendrimi i medias, presioni politik dhe paqëndrueshmëria ekonomike janë faktorë kryesorë që kontribuojnë.

Pavarësisht epërsisë së përgjithshme të Evropës, përçarja e brendshme në rritje dhe prapambetja globale ngrenë pyetje urgjente në lidhje me të ardhmen e gazetarisë së lirë.

A mund të mbetet liria e shtypit një gur themeli i demokracisë nëse kaq shumë rajone – përfshirë pjesë të Evropës – po përpiqen ta mbrojnë atë?

Shënim: Qiproja Veriore është renditur veçmas nga Qiproja në pozicionin 91.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy