Sardi: “2026 do jetë super vit!” — lë të hapur misterin për BBVA 5

by engel

Artisti Sardi Strugaj, i mbushur me entuziazëm dhe energji pozitive, ka rrëfyer në “Wake Up” se vitin që po lëmë pas e konsideron si një nga më të mirët e karrierës së tij. Ai tha se 2025 i ka sjellë rritje të madhe profesionale dhe personale, ndërsa 2026-ën e pret me besim të palëkundur.

“Ka qenë vit fantastik. Jam rritur shumë, jam shumë i lumtur me gjithçka që solli 2025 dhe mezi pres 2026-ën. Jam super pozitiv — mendoj se do jetë një vit akoma më i madh”, u shpreh ai me entuziazëm.

banner

Sa i përket pyetjes që po i vlon fansave: a do ta shohim në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”? Sardi e la qëllimisht derën hapur, duke shtuar edhe pak më shumë mister në pritshmëritë e publikut.

“Ta lëmë të hapur… Një shok më tha se kishte dëgjuar që do jem pjesë e ‘Big Brother’. I thashë që nuk më lejohet ta them, e kemi në kontratë”, tha ai me humor. “Më pëlqen t’i ngacmoj njerëzit. Gjithmonë më pyesin dhe gjithmonë ia lë të hapur. Do e shihni.”

Me këtë energji dhe besim në rritje, duket qartë që Sardi po hyn në një fazë të re, plot mundësi dhe surpriza për fansat e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy