Abdixhiku takon diplomatët të vendeve më të fuqishme perendimore: Fokus zgjedhjet dhe orientimi euroatlantik

by engel

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues diplomatikë të vendeve aleate, duke theksuar se këto bisedime vijnë në një moment vendimtar për vendin. Ai është takuar me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, ndërsa gjatë javës ka mbajtur takime edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, si dhe ka zhvilluar një drekë pune me ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph.

Në këto takime, Abdixhiku ka diskutuar për sfidat aktuale me të cilat po përballet Kosova, duke përfshirë zhvillimet politike dhe pozicionet e LDK-së përballë tyre. Një pjesë thelbësore e bisedimeve i është kushtuar Zgjedhjeve Nacionale të 28 dhjetorit, si dhe vizionit të LDK-së për periudhën paszgjedhore.

banner

Kreu i LDK-së ka theksuar përkushtimin e partisë së tij për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit. Ai u ka bërë të qartë diplomatëve se LDK mbetet e palëkundur në orientimin euroatlantik të Kosovës dhe në forcimin e partneriteteve me vendet aleate.

Abdixhiku ka vënë në pah edhe përbërjen e listës zgjedhore të LDK-së, duke e përshkruar atë si një ekip profesionistësh të dëshmuar dhe njerëzish të përkushtuar, të cilët, sipas tij, punojnë me zemër për të mirën e vendit.

Në fund, ai ka shprehur mirënjohjen ndaj SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës për mbështetjen e vazhdueshme në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës, duke nënvizuar se ky partneritet mbetet themelor për të ardhmen demokratike dhe rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës. Sipas Abdixhikut, LDK mbetet garanci thelbësore për këtë rrugëtim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy