Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka pranuar se dëshiron të shohë më shumë nga sulmuesi argjentinas Julian Alvarez, i cili ka shënuar 10 gola në 20 paraqitje këtë sezon.
Megjithatë, Cerezo thekson se lojtari nuk po funksionon gjithmonë në nivelin e tij më të lartë.
“Jam i kënaqur me ekipin. Po shkon mirë. Por janë njerëz, jo makina. Ju ngushtoni një vidë dhe funksionon, por lojtarët kanë periudha të mira dhe të këqija. Julian nuk po luan aq mirë sa duhet, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë ndeshjen e jetës së tij sonte”, tha Cerezo.
“Kur gjërat shkojnë keq, të gjithë thonë se ka mbaruar… Çdo ndeshje ka vështirësitë e saj, dhe përfundimi në tetëshen e parë është objektivi kryesor”, theksoi ai.
Atletico Madrid shpreson që Alvarez të rikthehet në formën e tij më të mirë për sfidën e rëndësishme evropiane, duke u mbështetur te talenti i tij për të vendosur ritmin e ekipit

