Hadergjonaj kërkon sërish besimin e qytetarëve: Kosova ka nevojë për stabilitet, dialog dhe partneritete të forta

by informim peje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Hadergjonaj, ka kërkuar sërish mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke theksuar se mbetet i përkushtuar në shërbim të vendit dhe forcimit të sigurisë së Kosovës.

Ai ka kujtuar besimin që mori nga qytetarët në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti, duke thënë se është nderuar për vlerësimin e kontributit të tij në luftën për liri dhe në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë.

banner

Hadergjonaj ka bërë të ditur se në zgjedhjet e reja është sërish pjesë e listës së LDK-së, si një nga 110 kandidatët, duke theksuar se si ushtar i Republikës së Kosovës është i betuar të shërbejë me të gjithë potencialin e tij njerëzor dhe profesional.

Ai ka bërë thirrje për politikë të mençur, dialog dhe bashkëpunim institucional, duke kundërshtuar polarizimin dhe përplasjet politike. Sipas tij, Kosova ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, institucione funksionale dhe vendimmarrje në shërbim të qytetarëve.

Po ashtu, Hadergjonaj ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të partneriteteve me aleatët ndërkombëtarë, duke veçuar miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rrugën euroatlantike si garanci për siguri, zhvillim dhe integrim.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin sërish në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy