Haradinaj pret përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane, diskutojnë për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve

by informim peje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.

Haradinaj bën të ditur se me Prattipatin diskutuan mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve.

banner

“Diskutuam mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre në afatin sa më të shkurtër, kjo si parakusht për ta kthyer normalitetin në vend dhe perspektivën integruese euro-atlantike”, ka shkruar lideri i AAK-së në Facebook.

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane ishte e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, Amy Reichert.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy