Misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale (ORF) po vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme përgjatë Vijës Kufitare Administrative (ABL) dhe në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, trupat turke kanë kryer patrullime me qëllim sigurimin e një prezence të dukshme dhe qetësuese në terren, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për situatën e sigurisë.
Përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre, këta ushtarë kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol të rëndësishëm në misionin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të garantuar siguri, stabilitet dhe liri të lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Në përmbushje të këtij mandati, KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas përgjegjësive të tyre si institucione reaguese në fushën e sigurisë.
Në njoftim theksohet se praninë e tyre të vazhdueshme në terren, trupat e ORF-it kontribuojnë në garantimin e paqes dhe stabilitetit për të gjithë banorët e Kosovës.

