Në Ditën e të Drejtave të Njeriut, Elvana Shala u bën thirrje partive politike të ndalin abuzimin me kategoritë e prekshme

by informim peje

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, ka organizuar një diskutim të nivelit të lartë diplomatik me rastin e Ditës së të Drejtave Themelore të Njeriut. Në këtë ngjarje u theksua rëndësia e respektimit të të drejtave të njeriut dhe përfaqësimi i komuniteteve në zërat institucionalë, raporton Ekonomia Online.

Ambasadorja Shala tha se diplomacia sot duhet të reagojë edhe ndaj dhimbjes sociale, duke theksuar se shoqëria ka përgjegjësi morale që asnjë qytetar të mos mbetet në hije.

banner

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme nga niveli i lartë deri tek njerëzit më të mirë që ka shoqëria e Kosovës. Sot jemi mbledhur jo për të folur për diplomacinë si nivel politik, por për të drejtat e njeriut. Diplomacia për të drejtat e njeriut nuk është vetëm mekanizëm mbrojtës për të pambrojturit, për komunitetet jo-shumicë dhe kategoritë e tjera – duhet të jetë aktive edhe ndaj dhimbjes sociale, duke përfshirë të gjitha kategoritë. Është përgjegjësi morale që asnjë qytetar të mos mbetet në hije. Vasfije Krasniqi dhe Ramadan Nishori janë një dëshmi e gjallë.

Një mesazh për partitë politike: që nesër nisin zyrtarisht garën për pushtet. Kategoritë e margjinalizuara nuk janë mjet për fushatë, nuk janë numra për statistika dhe nuk janë vota për t’u shfrytëzuar çdo katër vite. I bëj thirrje të gjitha partive të ndalin menjëherë përdorimin e dhimbjes sociale për përfitime elektorale dhe të kalojnë nga fjalët në veprim. Diplomacia e së nesërmes duhet të jetë më njerëzore dhe më e orientuar drejt ndikimit”, tha ajo.

Nënkryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, theksoi rëndësinë e përkrahjes për diplomacinë e të drejtave të njeriut.

“Diplomacia për të drejtat e njeriut prek themelet në Kosovë dhe kudo tjetër. Ka grupe që përballen me dhunë e diskriminim; duhet të mendojmë për kategoritë më të margjinalizuara – komunitetet jo-shumicë, refugjatët, komunitetin LGBT. Si qytetare e një vendi që ka kaluar sfida të padrejtësive, diplomacia jonë duhet të jetë zë i fortë brenda dhe jashtë vendit. Këtu kemi Vasfijen, Ramadanin e Feriden, që kanë kontribuar në arenën ndërkombëtare. Pavarësisht vendimeve të marra, ka ende shumë hapësirë për përmirësim. Diplomacia nuk është vetëm njohje ndërkombëtare; të drejtat e njeriut duhet të jenë shtylla kryesore. Republika e Kosovës duhet të jetë shembull i trajtimit të komuniteteve. Si nënkryetare e Kuvendit, angazhohem të jem zë i grupeve të margjinalizuara”, tha ajo.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli për angazhimin e Kryeqytetit në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

“Sonte jemi mbledhur për të festuar dinjitetin njerëzor dhe për të kujtuar se të drejtat e njeriut janë themelore e jo abstrakte. Në këtë Ditë Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dua të ndaj punën dhe vizionin tonë. Në këto katër vjet kemi punuar që të drejtat e njeriut të hyjnë në çdo derë të qytetit. Çdo grua që ka kaluar dhunë ka gjetur derën e hapur. Një qytet gjithëpërfshirës matet nga mënyra se si kujdeset për ata që nuk dëgjohen. Kemi bërë që qendrat të jenë funksionale; njerëzit me shkop të bardh ecin lirshëm në institucionet e qytetit”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy