Përparim Rama betohet para Kuvendit Komunal: Prioritet qytetarët dhe qeverisja e ndershme

by informim peje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u betua të martën para asambleistëve të rinj në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal, duke marrë zyrtarisht mandatin e tij të dytë si udhëheqës i kryeqytetit.

Gjatë ceremonisë solemne, Rama premtoi se do t’i kryejë detyrat e tij me ndershmëri, besnikëri, në mënyrë të paanshme dhe në pajtim me ligjin, duke u angazhuar për të siguruar kushte të mira për të gjithë qytetarët.

banner

“Na priftë e mbara së bashku. Bazuar në nenin 57 të Ligjit për Qeverisje Lokale, me rastin e zgjedhjes kryetar i Komunës, bëj betimin para anëtarëve të komunës. Unë, Përparim Rama, betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë,” tha Rama.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka gjithsej 51 anëtarë, të cilët morën pjesë në ceremoninë e betimit. Ky mandat i dytë shënon vazhdimësinë e drejtimit të Ramës në kryeqytet dhe angazhimin e tij për zhvillim dhe qeverisje të përgjegjshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy