‘‘Breshëri plumbash’’, atentati ndaj mafiozit grek – si u monitorua me kamera të fshehura? Shqiptarët, pjesë e grupeve më të rrezikshme

by Nexhat

Gjashtë të arrestuarit për tentativën e vrasjes së Giannis Lalas në Ano Liosia, sipas dosjes së FBI-së greke, janë anëtarë të një prej grupeve më të rrezikshme, gjakftohta dhe të pajisura me teknologji të mafies greke.

Katër prej tyre janë shqiptarë, mes tyre Dhimitër Meçi, i njohur si Dhimos, i akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate, ndërsa konsiderohet si një nga kriminelët më mizorë e të rrezikshëm, si edhe ka rol shumë të rëndësishëm në të ashtuquajturën mafia greke.

banner

Dosja përfshin edhe dy persona të tjerë, ndërsa autoritetet fokusin e kanë tek 48-vjeçar grek nga Rethinho e Kretës, i cili është i njohur për autoritetet pasi është akuzuar për përfshirje në një rast rrëmbimi të një biznesmeni, ndër të tjera.

Siç u zbulua, ata monitoronin kundërshtarët e tyre, madje edhe me automjete ku kishin instaluar kamera të fshehta, duke pasur kështu mundësinë të kishin një pamje 24-orë të lëvizjeve të shënjestrave.

Konkretisht, të arrestuarit, kishin arritur të parkonin një furgon të një prodhuesi italian automobilash përballë karburantit të Giannis Lalas duke instaluar një kamera në panelin e kontrollit.

Kur shënjestra e tyre doli nga karburanti më 16 maj, atentatorët po e vëzhgonin drejtpërdrejt me mjetet teknologjike që kishin në dispozicion dhe e sulmuan duke e qëlluar me kallashnikov.

45-vjeçari shqiptar Dhimitër Meçi qëlloi me breshëri plumbash, ndërsa autoritetet gjetën gati 50 fishekë kallashnikovi.

Madje, Dhimos nuk u shqetësua nëse plumbat do të kapnin qytetarë të rastësishëm.

Në atë kohë, Giannis Lalas u shpëtua për shkak se mjeti ku udhëtonte ishte i blinduar. 14 ditë pas këtij atentati të dështuar ndaj Giannis Lalas, autorët u përpoqën të monitoronin sërish lëvizjet e tij me të njëjtën makinë në një pikë tjetër karburanti që ai kishte në dispozicion.

Por më pas automjeti u pikas nga një punonjës i pikës së karburantit, ndërsa policia gjeti kamerën e fshehur.

Të njëjtët individë, sipas FBI-së greke, i vendosën flakën një pike karburanti në Argyroupoli më 23 shkurt./panorama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy