Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë i ka njoftuara kandidatët nga Kosova që synojnë të zhvillojnë aktivitete të fushatës zgjedhore në territorin gjerman me disa rregulla që duhet të respektojnë.
Ambasada në një postim në Facebook, thekson se, si rregull, organizimi i ngjarjeve të fushatës zgjedhore nga zyrtarë të huaj në Gjermani nuk lejohet brenda periudhës prej tre muajsh para mbajtjes së zgjedhjeve.
“Meqë kemi një diasporë të madhe të Kosovës në Gjermani, dëshirojmë t’i rikujtojmë të gjithë kandidatët se, si rregull, ngjarjet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Kjo thirrje vjen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor të këtij viti

