Hamza synon përmbylljen e dialogut me Serbinë: Njohje reciproke dhe e mbyllim temën

by informim peje

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vlerësoi në emisionin “Context” në ATV se çështja e dialogut me Serbinë mbetet një prej temave më të vështira dhe më të ndjeshme politike, por theksoi se Kosova duhet të ecë drejt një marrëveshjeje përfundimtare që përmbyll procesin me njohje reciproke.

Sipas kreu të PDK-së, asnjë qeveri nuk e dëshiron me vullnet të plotë këtë temë në agjendë, mirëpo dialogu është një realitet i pashmangshëm dhe pjesë e proceseve shtetformuese të Kosovës.

banner

Ai rikujtoi se edhe në të kaluarën ka pasur negociata dhe marrëveshje, disa të zbatuara më mirë e disa me vështirësi. Si shembull përmendi Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijve (IBM), e cila, sipas tij, i ka mundësuar Kosovës të vendosë pikat doganore në të gjitha pikat kufitare.

Duke folur për fazën e ardhshme të dialogut, Hamza tha se prioritet duhet të jetë arritja e marrëveshjes finale, me njohje reciproke, duke e mbyllur njëherë e përgjithmonë këtë kapitull.

“Unë insistoj që ne të lëvizim drejt marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke dhe ta mbyllim temën. Që nënkupton; jo të bëjmë një hap dhe pastaj të lëmë hapësirë për hapa tjerë”, deklaroi Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy