Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 95-të për këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.
Në pjesën e parë të mbledhjes, KQZ-ja mori vendime të veçanta për certifikimin e kandidatëve për deputetë të 23 subjekteve politike: 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat të pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,146.
Lista me 33 kandidatë për deputetë nga partia politike Lista Serbe nuk mori votat e nevojshme për certifikim.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja certifikoi vetëm 42 nga 43 kandidatët e subjektit politik KOALICIJA VAKAT nga radhët e komunitetit boshnjak, për shkak të situatës së padefinuar plotësisht dhe pretendimeve se njëra prej kandidateve të kësaj liste i përket etnisë shqiptare.
Ndaj këtyre vendimeve të KQZ-së për moscertifikim, mund të parashtrohet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

