KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Kështu mësohet nga Klan Kosova, qe iu referohet burimeve brenda këtij institucioni.

banner

Po sipas këtyre burimeve, mësohet se janë mbi 30 kandidatë që janë paraqitur në listën për deputetë nga kjo parti, të cilët nuk janë certifikuar.

KQZ-ja nuk e kishte certifikuar fillimisht as Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, por që pas ankesës së këtij subjekti politik në PZAP, ky i fundit e kishte rrëzuar vendimin e Komisionit dhe kishte urdhëruar të njëjtin ta ndryshojë vendimin e parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy