Nesër zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Procesi të jetë i lirë, i drejtë dhe transparent

by Nexhat

Ambasada Britanike reagon për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Anëtarët e KLP do të votojnë nesër për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme i cili do të ketë një mandat 3-vjeçar.

Mandati i drejtuesit aktual, Altin Dumani përfundon këtë muaj.

banner

Reagimi
Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy