Një i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family” në Prishtinë

by informim peje

Një person ka marrë lëndime trupore nga zjarri i mbrëmjes së të martës i cili përfshiu një depo të marketit “Viva Fresh Family” në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

banner

Sipas tij, i lënduari ka marr tretman mjekësor, ndërsa po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

“Rreth orës 21:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare raportohet për një person të lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy