Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

by informim peje

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me ngrica dhe mjegull, ndërsa dita me diell, por ndoshta jo në të gjitha viset, ngase mjegulla dhe vranësirat e ulëta mund të mbesin gjatë tërë ditës vetëm në disa në rajone të caktuara.

banner

Në viset pa mjegull temperatura pritet të shkojë deri në 12 apo 13 gradë Celsius, kurse në zonat me mjegull temperaturat nuk mund të rritet më shumë se dy apo tre gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e mërkura sjell mot stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në rajone të caktuara do të ketë mjegull të dendur dhe ngrica sidomos në mëngjes dhe mund të ndodhë që në disa rajone të ketë edhe gjatë orëve të ditës.

Nën ndikimin e plote anticiklonik për reshje atmosferike as që bëhet fjalë dhe në të gjitha rajonet ku nuk do të ketë mjegull do të jetë një ditë e mrekullueshme dhe e ngrohte sikurse në pranverë.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, me vranësira të pakta lokale, intervale të shpeshta kohore me diell në rajonet pa mjegull dhe siç ndodhë rëndom në këto situata sinoptike mjegulla do të jetë problem për rajone të caktuara sidomos lugina./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy