Sveçla në Bruksel diskutime për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, përmend edhe kosovarët që ishin në ISIS

by Nexhat

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në takimin e Bordit të GCERF në Bruksel, ku është diskutuar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe forcimin e sigurisë sonë kolektive.

Sveçla ka thënë se gjatë takimit ai ka folur për përvojat e Kosovës në rikthimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të kthyer nga zonat e konfliktit, duke theksuar se sfidat e sigurisë evoluojnë vazhdimisht dhe kërkojnë angazhim të pandërprerë, bashkëpunim ndërinstitucional dhe partneritete të forta ndërkombëtare.

banner

‘’ Në këtë panel nënvizova se pikërisht vullneti politik ka qenë parakusht i suksesit të Kosovës në riatdhesimin dhe riintegrimin e 123 shtetasve tanë nga veriu i Sirisë. Ky ishte një proces që e kemi udhëhequr me përgjegjësi dhe përkushtim, duke vënë në plan të parë sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve tanë’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Kisha kënaqësinë të marr pjesë në takimin e 23-të të Bordit të GCERF në Bruksel, ku bashkë me partnerë ndërkombëtarë diskutuam për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe forcimin e sigurisë sonë kolektive.

Në këtë forum prezantova përvojën e Republikës së Kosovës në rikthimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë të kthyer nga zonat e konfliktit, ku vendi ynë ka treguar lidership dhe rezultate të prekshme, me theks të veçant në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.

Në fjalën time, vura në theks edhe një herë se sfidat e sigurisë evoluojnë vazhdimisht dhe kërkojnë angazhim të pandërprerë, bashkëpunim ndërinstitucional dhe partneritete të forta ndërkombëtare. Për këtë arsye, vlerësoj lart bashkëpunimin me GCERF dhe mbështetjen e të gjithë aleatëve tanë në këtë rrugëtim.

Në këtë panel nënvizova se pikërisht vullneti politik ka qenë parakusht i suksesit të Kosovës në riatdhesimin dhe riintegrimin e 123 shtetasve tanë nga veriu i Sirisë. Ky ishte një proces që e kemi udhëhequr me përgjegjësi dhe përkushtim, duke vënë në plan të parë sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve tanë.

Po ashtu, sot para mediave të pranishme në konferencën për shtyp organizuar nga GCERF prezantova arritjet e Republikës së Kosovës që kanë reflektuar pozitivisht në çdo raport kredibil ndërkombëtar.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë e gatshme të kontribuojë në iniciativat globale të sigurisë dhe të mbetet shembull i praktikave të mira në rajon dhe më gjerë. Përkushtimi ynë mbetet i qartë: të mbrojmë qytetarët tanë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy