Trump: ‘Diskutuam me fjalë shumë të ashpra me liderët europianë për Ukrainën, na kërkojnë takim këtë fundjavë, nuk dua të humbasim kohë

by Nexhat

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se ka shkëmbyer “shumë fjalë të ashpra” me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të mërkurën, ku tema kryesore ishte situata në Ukrainë.

“Foluam me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë, të gjithë liderë shumë të mirë, miq të mi. Diskutuam për Ukrainën me shumë fjalë të ashpra dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Po presim disa përgjigje para se të ecim përpara,” tha Trump gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit.

banner

Ai la të nënkuptohej se liderët europianë i kanë kërkuar të marrë pjesë në një takim këtë fundjavë në Europë, por shtoi se SHBA dëshiron sqarime para se të angazhohet.

“Na kërkuan të shkojmë në një takim këtë fundjavë në Europë, por do të vendosim në bazë të rezultateve të bisedimeve. Nuk duam të humbasim kohë,” u shpreh presidenti amerikan.

I pyetur se çfarë pret presidenti ukrainas Zelensky nga ky takim, Trump shmangu përgjigjen direkte dhe foli për mungesën e zgjedhjeve në Ukrainë.

“Pyes veten sa kohë do të duhen që të mbahen zgjedhje. Ka kaluar shumë kohë, nuk janë mbajtur prej vitesh,” tha ai, duke iu referuar edhe një sondazhi sipas të cilit 82% e ukrainasve “kërkojnë një marrëveshje dhe duan të shohin fundin e luftës”./Panorama.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy