Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund

by Nexhat

Bora ka fituar në Pejë, ndërsa Sigal Prishtina ka marrë një triumf krejt në fund në një ndeshje dramatike ndaj Rahovecit. 

E enjta ka sjellë dy ndeshje në javën e dhjetë të ProCredit Superliga në basketboll. 

banner

Në një përballje tejet të fortë, Bora ka arritur fitore si mysafire ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:82. Prishtinasit e kanë nisur ndeshjen më mirë dhe e kanë dominuar çerekun e parë 15:30, por vendasit kanë reaguar në të dytin, 26:13, duke shkuar në pushim me vetëm dy pikë disavantazh (41:43).

Edhe në periodën e tretë Bora ka qenë më më e saktë, 14:24, ndërsa pejanët kanë tentuar përmbysjen në fund, por kanë arritur vetëm të afrojnë rezultatin në 81:82.

Te pejanët janë dalluar Musab Mala me shtatëmbëdhjetë pikë e pesë asistime dhe Jordan Johnson me njëzetë pikë. Për Borën janë dalluar Alex Hunter me njëzet e një pikë, tetë kërcime e tetë asistime, ndërsa Amin Hot ka realizuar njëzet e tri pikë e shtatë kërcime.

Pas kësaj sfide, GO+ Peja ka bilanc shtatë fitore e tri humbje, ndërsa Bora katër fitore e gjashtë humbje.

Në ndeshjen tjetër, Sigal Prishtina ka fituar në mënyrë dramatike ndaj Rahovecit 029 me rezultat 75:73. Kryeqytetasit kanë shënuar pesë pikë vendimtare në sekondat e fundit, duke e përmbysur sfidën.

Bailey dhe Burns kanë qenë vendimtarë: Adrio Bailey ka shënuar njëzet e dy pikë e pesë kërcime, ndërsa Deondre Burns ka përfunduar ndeshjen me nëntëmbëdhjetë pikë dhe pesë asistime. Te mysafirët është dalluar Julian Roche me shtatëmbëdhjetë pikë e pesë kërcime.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina ngjitet në kuotën e gjashtë fitoreve e katër humbjeve, ndërsa Rahoveci 029 mbetet me bilanc të barabartë katër – gjashtë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy