Çitaku kundër Muratit për vizat: “Nuk keni asnjë kontribut në vizat, vetëm vonesa dhe gaz lotsjellës”

by informim peje

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar Hekuran Muratit nga Vetëvendosje, pasi që ky i fundit ia ka dhënë meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave, duke thënë se të njëjtit ‘’janë bërë qesharak’’ dhe se kontributi i vetëm i tyre është gazi lotsjellës dhe vonesat disa vjeçare.

Tutje, Çitaku, i është drejtuar Muratit duke i thënë se së pari ta kryejë punën e tij e pastaj të krekoset.

banner

Postimi:

Hekuran,

Kontributi juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disa­vjeçare.

Asnjë kontribut tjetër nuk keni. Asnjë.

Qesharak jeni bërë.

Veç kur të na tregoni një ditë se ju e keni shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë, edhe e keni çliruar Kosovën.

Mos u merr me gjëra koti.

Dil pak dhe shko vetëm në një barnatore, e ke me i pa qytetarët tanë duke mos pasur para as barnat me i pagu.

Dil dhe takoje ndonjë pensioner, e të tregon se si po duhet me kursy nga buka e gojës për t’i paguar faturat e energjisë elektrike.

Kryeje ndonjë punë tënden, e pastaj krekosu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy