Drita është mposhtur me rezultat 0:3 nga AZ Alkmaar në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndersa Shkëndija e Tetovës ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Conference League, duke e mposhtur Slovan Bratislavën me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar sonte
Skuadra holandeze ka qenë më konkrete në të dy pjesët, duke shfrytëzuar rastet kryesore për të marrë fitoren.
Goli i parë ka ardhur në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur Isak Jensen ka asistuar për Sven Mijnans, i cili e ka gjetur këndin e poshtëm të majtë dhe e ka kaluar AZ Alkmaar në epërsi 0:1.
Në pjesën e dytë, vetëm pak minuta pas rifillimit, mysafirët e kanë dyfishuar avantazhin. Në minutën e pesëdhjetë e tetë, Kees Smit ka shërbyer për Isak Jensen, i cili ka goditur fort nga skaji i zonës dhe e e ka çuar rezultatin në 0:2.
Ne anen tjeter per Shkëndijen epërsia ka ardhur në minutën e tridhjetë e tretë pas një episodi të pafat për mysafirët. Kenan Bajriç, në tentim për ta larguar topin me kokë brenda zonës së vogël, e ka devijuar në portën e tij, duke e çuar Shkëndijën në avantazh 1:0.
Në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së parë, Shkëndija e ka shënuar edhe golin e dytë. Sebastjan Spahiu ka marrë një pasim të shkurtër nga Ronaldo Webster, është futur në zonë dhe me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë e ka dyfishuar rezultatin në 2:0.
Në pjesën e dytë, Shkëndija e ka menaxhuar mirë lojën dhe nuk lejoi Slovanin të rikthehet, duke siguruar tri pikë.

