Gjeneralët u pensionuan e disa i hynë politikës – FSK mbetet me gjashtë pozita të hapura

by Nexhat

Forca e Sigurisë së Kosovës është me tetë gjeneralë më pak, kjo pasi nga viti 2021 e deri sot gjashtë gjeneralë dolën në pension, kurse dy të tjerë po ashtu u pensionuan, por para kohe.

Kjo ka lënë FSK-në me gjashtë pozita ende të pa plotësuara në kuadër të saj, edhe pse procedurat për mbushjen e këtyre pozitave të hapura, kanë filluar.

banner

Gjatë krejt kësaj periudhe, Ministria e Mbrojtjes/FSK ka thënë për KALLXO.com se janë avancuar katër gjeneralë.

Bashkim Jashari si Komandat i FSK-së, Irfete Spahiu në detyrën e Inspektorit Gjeneral, Ilir Qeriqi si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së(Ilir Qeriqi më pas ka dalë në pension para kohe) dhe Sefer Isufi si këshilltar ushtarak i Presidentit.

Pavarësisht avancimeve, FSK ka gjashtë pozita të cilat akoma nuk i ka plotësuar.

“Është formuar bordi vlerësues për emërime dhe gradime për gradën Gjeneral, i cili është në proces të vlerësimit për gjashtë (06) pozitat e lira, sipas strukturës aktuale të FSK-së” – thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes/FSK-së.

Më pas janë shpjeguar edhe procedurat e brendshme që në rast të mungesës së Komandantit të Komandës, me automatizëm brenda FSK-së, Zëvendës Komandanti i Komandës, që është kolonel, i merr detyrat dhe përgjegjësitë për udhëheqje.

“Ndërsa në rastin e pozitës së lirë të Shefit të Stafit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së(Gjeneralbrigade), bazuar në autorizimet e tij me ligj, KOMFSK autorizon njërin nga shefat e departamenteve të SHP me gradën Kolonel” – thuhet tutje në përgjigje.

Sipas Ligjit për FSK-në, Presidenti i vendit ka kompetencë që “të bëjë gradimet, emërimet, ndryshimet, shkarkimet dhe lirimet nga detyra në gradën e Gjeneralit sipas rekomandimit të përbashkët të Komandantit të FSK dhe Ministrit”, teksa një vendim i tillë duhet të merret nga Presidenti brenda 30 ditëve nga dita e paraqitjes së propozimeve.

Rrahman Rama i cili ishte Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, doli në pension të parakohshëm e më pas, në këtë pozitë u zëvendësua nga Bashkim Jashari më 30.11.2021. Rama, në zgjedhjet e shkurtit 2025 fitoi në garë për deputet me Partinë Demokratike të Kosovës e në zgjedhjet e dhjetorit ri-kandidon për këtë pozitë.

Rama nuk është i vetmi që doli në pension të rregullt, para kohe. Ilir Qeriqi është gjenerali tjetër që u pensionua para kohe. Pas pensionimit, Qeriqi garoi për kryetar të Lipjanit me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e tetorit 2025 e nuk arriti të fitoj në atë garë, por që tash në zgjedhjet e 28.12.2025 synon të bëhet deputet me këtë parti.

Gjatë periudhës 2021-2025, gjashtë gjeneralë të tjerë u pensionuan, vetëm se këtyre iu erdhi pensionimi sipas ligjit, në kohë të rregullt.

Gëzim Hazrolli, Hysen Dreshaj, Naim Haziri, Xhevahir Geci, Fadil Hadërgjonaj e Nazmi Brahimaj, janë gjeneralët tjerë që kanë dalë në pensionim të rregullt.

Gjeneral Geci ishte zgjedhur deputet me PDK-në në zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe rikandidon përsëri në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ngjashëm edhe gjeneral Fadil Hadërgjonaj ishte deputet i LDK-së në legjislaturën e kaluar dhe synon përsëri një mandat tjetër.

Po ashtu në këtë proces zgjedhor, pjesë e LDK-së u bë edhe gjenerali Gëzim Hazrolli i cili do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy