Gjermanët e rikujtuan se është ndaluar fushata tre muaj para zgjedhjeve, Sveçla shfaqet në tubime partiake të VV’së atje

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, njëherësh edhe kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, s’i ka përfillur fort ligjet gjermane. Ai ka shkuar që të zhvillojë fushatë përpara mërgatës në Gjermani, përkundër që rregullat s’e lejojnë një gjë të tillë.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar dje një njoftim, ku ka paralajmëruar politikanët se aktivitetet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj nuk lejohen tre muaj para se të mbahen zgjedhjet.

banner

“Meqenëse kemi diasporë të madhe nga Kosova në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, aktivitetet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se tre muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy