Han i Elezit – Dogana sekuestron gati 300 mijë euro të padeklaruara

by engel

Dogana e Kosovës ka njoftuar për një konfiskim të konsiderueshëm parash në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, gjatë një kontrolli rutinë të kryer ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët doganorë kanë ndalur për verifikim të detajuar një automjet, pasi drejtuesi i tij kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur. Automjeti është drejtuar në vijën e dytë të kontrollit, ku pas ekzaminimit janë zbuluar 295,270 euro të padeklaruara, të fshehura brenda veturës.

banner

Shuma e parave është sekuestruar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.

Dogana e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve kufitare dhe në parandalimin e kontrabandës apo veprimtarive të tjera të kundërligjshme, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mbrojtjes së interesave të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy